BallinaAktualitetBardhi, jo si Berisha: Nuk e quaj SPAK institucion kriminal. S’kam kompleks...

Bardhi, jo si Berisha: Nuk e quaj SPAK institucion kriminal. S’kam kompleks ta them publikisht pavarësisht kostove që marr brenda partisë!

spot_img

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Open” në News24 ka folur edhe mbi qëndrimin e tij për institucionin e SPAK.

I pyetur nga gazetari Agim Baçi se cili është qëndrimi i tij ndaj SPAK si nënkryetar i PD, duke qenë se kreu i kësaj force, Sali Berisha e quan një institucion kriminal, Bardhi shprehu një qëndrim të kundërt me kryedemokratin.

Ai u shpreh se nuk e cilëson SPAK si një institucion kriminal dhe se nuk ka komplekse për ta thënë këtë pavarësisht kostove që mund të marrë brenda partisë.

“E kam thënë në këtë studio që ka prokurorë, shumë pak, me integritet aty dhe nuk mund t’i baltos ata. Ka njerëz që u rrezikohet jeta dhe unë nuk u them dot kriminelë, ndërsa këtij zotërisë që e kam me letra i them kriminal sepse ka prishur prova dhe ka manipuluar dosje hetimore”, u shpreh Bardhi më tej.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular