Partia Agrare aMbientaliste ka reaguar pas reshjeve qe sollen ërmbytjet në Kurbin te cilat kane shkaktuar dëme të rënda në bujqësi dhe blegtori.
Reagimi i PAA
Shirat e dendur të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje masive në Kurbin.
Dhjetëra hektarë tokë bujqësore në Fushë-Milot dhe Lap janë përmbytur, ndërsa vërshimi i ujit ka shkaktuar ngordhjen e bagëtive dhe rrezikon të dëmtojë të mbjellat Banorët theksojnë se përmbytjet e përsëritura vijnë si pasojë e mungesës së ndërhyrjeve për pastrimin e kanaleve kulluese. Pavarësisht ankesave të vazhdueshme , institucionet përgjegjëse ende nuk kanë ndërmarrë masa konkrete për të parandaluar këtë situatë të përsëritur.
Ky është një apel për ndërhyrje urgjente dhe solidaritet me banorët e prekur!