Marrë shkas nga shqetësimet e ngritura lidhur me skema mashtruese nëpërmjet SMS-ve, të cilat u dërgohen klientëve të bankave duke përdorur emrin e subjekteve tregtare të ndryshëm, AAB do të zhvillojë një prononcim për media, ditën e sotme, datë 16 janar 2025, në orën 11:00, në zyrat e AAB, Sky Tower, Rr. Ibrahim Rugova (ish-bllok), kati 9-të.
Gjatë këtij prononcimi do të trajtohet ky shqetësim si dhe do të jepen udhëzime për ndërgjegjësim të publikut.
Ftojmë të gjitha mediat të marrin pjesë dhe të mbështesin në adresimin e problemit dhe shpërndarjen e informacionit.