Egli dhe Gjesti kanë kaluar shumë kohë me njëri-tjetrin ditën e sotme, ku nuk kanë munguar ngacmimet nga ana e këngëtarit.
Teksa dy banorët ishin te dhoma e gjumit, Gjesti i drejtohet Eglit duke i thënë: “A puthemi?”.
Gjesti shkoi te krevati i saj dhe shton: “Mos të na shohë G-Bani”, duke shkaktuar të qeshura mes tyre.
Pasi Egli e refuzoi, ai shkoi dhe u shtri te krevati i tij dhe hidhte batuta ndaj saj.
“Nuk ke shans të shijosh buzët e mia. Unë e di që ti do me më puth”, thoshte Gjesti duke qeshur.
Në këto momente Egli shikon ndaj tij dhe ia bën me shenjë që të mos flasë më.
Por Gjesti nuk e la me kaq pasi shkoi sërish te krevati i saj, ku ajo i kishte kthyer kurrizin.
“Ti ke veç me kthye kokën, çdo gjë është e përgatitur”, i thotë Gjesti dhe Egli duke qeshur shton: “Më lër rehat”.
Më pas këngëtari shtrin buzët duke pritur që të kthehet Egli dhe ta puthë.
Ai i thoshte të kthehej dhe ajo duke qeshur i përgjigjej “nuk dua”.
“Kthehu se nuk mund ti mbaj buzët kështu”, shton Gjesti dhe ajo ia kthen:
“Mbaj deri kur të lodhesh, dhe hiqi pastaj”.