BallinaKronikeU gjet i pajetë nga shokët e dhomës në konviktin e shkollës...

U gjet i pajetë nga shokët e dhomës në konviktin e shkollës private, detaje nga vdekja e 21-vjeçarit

spot_img

Detaje të reja dalin nga vdekja e 21-vjeçarit Simon Sholla, i cili është gjetur i pajetë në ambientet e konviktit të një shkolle private pranë katedrales ortodokse “Lindja e Krishtit” në Gjirokastër.

Raportohet se i riu është gjetur pa shenja jete nga shokët e tij në tualetet e konviktit.

Sipas burimeve, pranë trupit të Simon Shollës janë gjetur ilaçe. Dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozë së ilaçeve që 21 vjeçari merrte për shkak të depresionit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.01.2025, rreth orës 09:55, në tualetet e konviktit të një shkolle private, në lagjen “11 Janari”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve që 21 vjeçari merrte për shkak të depresionit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular