BallinaAktualitetFOTO/ "Toyota Yaris", Basha shkon tek Prokuroria e Krimeve te Rënda

FOTO/ “Toyota Yaris”, Basha shkon tek Prokuroria e Krimeve te Rënda

spot_img
spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku pritet që të pyetet për çështjen e Toyota Yaris. Bëhet me dije se gjatë dëshmisë së liderit demokrat në Prokurori, do të jenë prezentë edhe prokurorë belgë.

Më herët kryetari i opozitës ishte shprehur i gatshëm për të ndihmuar me informacionet që disponon në zbardhjen e lidhjeve kriminalo-politike, në aferën e pastrimit të miliona eurove, me garanci politike të përfaqësuesve më të lartë të kupolës së Rilindjes.

Basha ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet belge dhe ka qenë në prite të rakordimit për mënyrën e bashkëpunimit. Prokurorët belgë që po merren me hetimin  e kësaj çështjeje, kanë ardhur në Tiranë për të marrë në pyetje kreun e PD.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Lulzim Basha ka akuzuar publikisht se për futjen e 3.4 milionë eurove në automjetin e “Toyota Yaris”, është i përfshirë deputeti Taulant Balla, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja. Si pasojë e kësaj, kreu i PD është thërritur në Prokurori për nxjerrje të sekretit hetimor.

Më 23 tetor 2018, Basha u shpreh se Prokuroria kishte kërkuar dëshminë e tij  për nxjerrjen e sekretit shtetëror për sa i përket futjes së parave të krimit me “Toyota Yaris”. Ky veprim sipas tij dëshmon se deklaratat publike për përfshirjen e Taulant Ballës në këtë çështje janë të vërteta.

Më tej, Basha do të shtonte se në këtë çështje “janë të përfshirë edhe Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja”. “Prokuroria ka prova të mjaftueshme për të kërkuar menjëherë arrestimin e Taulant Ballës, por e kapur nga pushteti kriminal i Edi Ramës, prokuroria po i kalon lidhjet e pushtetarëve me krimin si sekret shtetëror”, tha atë kohë Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular