BallinaAktualitetFUTBOLLI SHQIPTAR NË ZI/ Shuhet në moshën 79-vjeçare legjenda e Vllaznisë dhe...

FUTBOLLI SHQIPTAR NË ZI/ Shuhet në moshën 79-vjeçare legjenda e Vllaznisë dhe Kombëtares

spot_img

Shkodra është në zi. Legjenda e futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Sabah Bizi, sapo ka ndërruar jetë.

“Nderi i Kombit” pak minuta më parë ka mbyllur sytë, duke lënë pas një karrierë të ndritshme në futboll. 79-vjeçari, fitues i titujve kampionë dhe kupave me bluzën e Vllaznisë dhe Flamurtarit, debutoi në moshën 17-vjeçare në futbollin shqiptar.

Gjatë karrierës së tij, Sabah Bizi ka qenë një nga figurat kryesore të kombëtares shqiptare, teksa të gjithë mbajnë mend përballjen e vitit 1967 me Gjermaninë (0-0) dhe duelin e tij me të madhin Beckenbauer, ndonëse ai ishte vetëm 19 vjeç.

Në atë përballje, Bizi, pasi ishte i shtruar në spital për disa ditë me radhë, u kërkua nga trajneri Loro Boriçi të ngrihej nga shtrati për t’u përballur me Beckenbauer dhe duke eleminuar Gjermaninë.

FUTBOLLI SHQIPTAR NË ZI/ Shuhet në moshën 79-vjeçare

Pas lënies së futbollit, Sabah Bizi vazhdoi të ishte pranë këtij sporti, duke drejtuar fillimisht ekipin e Veleçikut të Koplikut.

Më pas ka qenë për pak kohë trajner te Vllaznia, ku mbajti më vonë edhe detyrën e sekretarit të klubit, ndërsa ka punuar për shumë vite si trajner i moshave.

NDERI I KOMBIT

I njohur me epitetin si “Beckenbaueri shqiptar”, sot në Shkodër, Presidenti i Republikës, ne vitin 2020 i ka dhënë cmimin “Nderi i Kombit” legjendës së futbollit shqiptar, Sabah Bizi.

FUTBOLLI SHQIPTAR NË ZI/ Shuhet në moshën 79-vjeçare

“Sabah Bizi është një nga legjendat dhe talentet më të mëdha të futbollit shqiptar, titullar i ‘Vllaznisë’, i ‘Partizanit’ dhe i ekipeve tona Kombëtare, nga ata futbollistë, të cilët lindin shumë rrallë, që me punën, aftësinë e përkushtimin e Tij ka kontribuar në rezultatet më të larta kombëtare dhe ndërkombëtare, por dhe në rritjen e krenarisë dhe të imazhit tonë kombëtar.

Në treshen e artë të ‘Vllaznisë’: Bizi-Rragami-Zhega, ai ishte gjithçka në formacionin e saj, por gjithashtu edhe në Kombëtaret tona. Pa ngurrim mund të themi se Bizi është futbollisti më i gjithanshëm në historinë futbollit tonë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular