Fotoja e mëposhtme i përket 21 vjeçarit Simon Shella i cili u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm, është nga Lushnja dhe konfirmohet se kishte ardhur për të kaluar disa ditë në ambientet e konviktit të shkollës ortodokse “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër, ku kishte përfunduar më parë studimet.
Burime për mediet bëjnë me dije se sot ai është gjetur i pajetë nga shokët në shtratin e konviktit, ndërsa pranë tij janë gjetur medikamente të dyshuar si antidrpresantë.
Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të konfirmuar nëse ai ka humbur jetën jetën për shkaqe natyrale apo nga një mbidozë medikamentesh. Pak minuta më parë trupi i të ndjerit është transportuar për në morgun e qytetit.