Këngëtari Ademir Fresku, i cili u godit me thikë nga tregtari i fruta-perimeve, Gjergj Dardha, ka dhënë versionin e tij të historisë në emisionin “Me Zemër të Hapur”.
30-vjeçari ka deklaruar se Gjergji Dardha e ka goditur me thikë pas shpine dhe sulmi ndodhi në pabesi.
Ai u shpreh se autori besdiste punonjësit e lokalit në pronësi të tij, duke shtuar se i kërkoi disa herë që të mos shkonte më aty..
“Nuk doja të isha pjesë e këtyre gjërave. Është bërë më e madh se ç’duhet. Jam goditur pas shpine por shpresoj që gjithçka të zgjidhet nga shteti.
Me autorin njiheshim, mundohesha t’i njihesha e ti respektoja të tërë. E kam takuar 3-4 herë. I ka bezdisur disa herë punonjësit e lokalit tim, por nuk i kam hyrë shumë në detaje. I kisha thënë në mënyrën më qytetare të mundshme që të mos vinte më në lokalin tim. Familjarët e autorit nuk më kanë kontaktuar. Unë kam 4-5 plagë me thikë në trup. Ka qenë një sulm në pabesi, nuk e kam vënë re”, tha ai.