BallinaOP EDA KA “TRADHËTI” MES NESH?/Nga Shefqet Meko

A KA “TRADHËTI” MES NESH?/Nga Shefqet Meko

spot_img

Nga Shefqet Meko

-Jemi i vetmi vend ballkanik, që ndryshe quhemi, ndryshe na quajnë, krejt ndryshe jemi thirrur në shekuj. Pse? A duhet të pyesim veten?

Në një studim të viteve 70-të, Eqerme Çabej shpjegon prejardhjen e emrit Shqipëri. Jam rritur me këtë emër dhe nuk dua ta tradhëtoj. Gati njëçerekshekulli më parë, kur nisesha drejt Amerikës, Sabah Sena, miku im më tha: “Ikë dhe mos hajde më. Ndrysho dhe emrin…” Duke qeshur u ndamë. Unë ruaj krenarisht të njëjtin emër edhe pse asnjë amerikan i vetëm nuk mundet ta shqiptojë korrekt. Thjesht më thërrasin Meko. Prap është pjesë e identitetit tim.

Cili është emri ynë? Shqiptar? Albanian? Vijmë nga Pellazgjia, thonë disa, pse nuk quhemi pellazgë? Ish-emrat e vendit tim më duken “skelete” të frikshme të barbarisë ndaj nesh. Rrëngjethem kur kujtoj dhe sjell në mendje pabesinë tonë tek emri ynë: Nëse Pellazgjia ishte shumë e lashtë, pse nuk mbetëm Iliri? Nëse u fashit emri Iliri, pse nuk mbetëm Arbëri? Nëse paskemi qënë Dardanë, pse nuk ruajtëm dot emrin Dardan? Kush na pagëzoi me emrin Shqiptar e Shqipëri? Ne apo të tjerët? Pse bota na thërret me tjetër emër? Pse kryeministri ynë nuk flet kurrë shqip në tribuna botërore, madje as në “odën e vet” kur vijnë amerikanë dhe jo amerikanë?…Pse kemi frikë nga shqipja që është e vetmja “pronë e përbashkët”?…

Pyetje të tilla shpesh më vijnë në ëndërr si një lukuni gjarpërinjsh që më vërdallosen dhe nuk më pickojnë dot, si tek romani im “Saga përtej Atlantikut”. (Lexoje nëse nuk ke mundur).

Ne nuk diskutohet që jemi krenarë për atë që jemi. Ne, sipas shumë gjasave dhe hamendjeve shkencore dalim “kombi që polli kombet” si “gjuha që lindi gjuhët e botës”…Le të pranojmë një moment se gjithë etja jonë për të korigjuar padrejtësinë ndaj nesh është e vërtetë. Ne jemi vendi nga lindi qytetërimi europian. Nga shqipja jonë lindën gjuhët e tjera dhe “stërgjyshja” Shqip mund të shpjegojë gjithshka. Pse bota nuk na quan me emrin tonë Shqipëri, por na quan Albania? Pse grekët quhen të tillë, sërbët quhen sërbë, bullgarët bullgarë, turqit turq…Pse vetëm me ne ndodh kjo çudi?

Kush ka luajtur me emrin tonë? Ne apo të tjerët? Kush vërtet jemi ne? Grekët krenohen me Grekët e lashtë dhe helenizmin. Ata prap quheshin grekër. Po shqiptarët e lashtë pse quheshin ilirë? Pse nuk mundëm të mbanim emrin e tyre? Asnjë vend në botë nuk quhet Iliri, pse ne i “kthyem shpinën këtij emri të bukur? Është përmbysje “tektonike” gjuhësore, apo një çoroditje e njerëzve që kanë jetuar aty ku rastësisht kemi lindur ne shqiptarët?…

A ka “tradhëti” në mesin tonë? A ka “pazare” në gjenezën tonë?…Nuk jam as historian, as gjuhëtar të shpjegoj veten. Fakti që ne kemi harruar emrat tanë të lashtë si Ilirë, Arbëresh, apo Dardanë, e vetëm disi 5 shekuj më parë pranuam të quhemi shqiptarë dhe Shqipëri, pra nën pushtimin turk, na bën vërtet të jemi një “popull i dyshimtë. (Të shytoftë zana, do mallkojë dikush.Si guxon të na quash “popull i dyshimtë”?). Po kam guximin të ve në pikpyetje konseguencën tonë kombëtare. E shtroj këtë jo thjesht si diskutim, por edhe si një debat shoqëror përballë dramave të debateve të sotme. A mos vallë pikërisht ky labilitet konstruktiv shqiptar na ka bërë të jemi aksidentalisht në këtë copëz të Ballkanit? Vërtet të ketë ndodhur kjo gërryerje mes nesh, siç e shohim sot në qelqe dhe realitete?…

Natyrisht nuk dua në këto radhë të shkoj tek “përmmbysja” e emrit. Ne jemi shqiptarë. Shqipëria është Shqipëri edhe pse e shkuara na tregon shumë “tradhëti”.Do kenë ndodhur, përderisa shohim të ndodhin në drita studiosh televizive edhe sot, edhe tani që lexoni këto radhë.

Le ta rujamë së pari Shqipërinë që na ka mbetur. Ne nuk mund të bëhemi më “vend më i madh”, ne mbase rrezikojmë të mbetemi edhe më të vegjël, nëse nuk kemi një “strumbullar” ku të mbahemi dhe të insistojmë. Të gjitha çjerrjet se jemi “kërthiza” e historisë së njerëzimit, janë ironia e fatit tonë. Ne nuk dimë të mbajmë atë që na ka ngelur, jo më t’i rrëfejmë botës se “Filloi nga Lini i Pogradecit”. Unë jam nga Pogradeci. Më gëzojnë pohimet e të tjerëve për lashtësinë tonë, por për ta mërituar këtë vlerë historike, ne thjesht duhet të rrëfejme se jemi të zot ta manazhojmë shtetërisht Shqipërinë që “na ka ngelur”. Pa kuptuar këtë ne bërtasim kot, ne bëhemi sharlatanë llafesh, duke zhbërë veten tonë edhe në ato pak merita të merituara.

“Këtu ka tradhëti burra”- është një batutë kinematografike nga artisti i madh Ndrek Luca. Kjo shprehje ka ngarkesa ideologjike, por duke e thënë shqeto, ajo ka një kuptim të sotëm: Ne tradhëtojmë veten tonë përditë me çmenduritë tona dhe megallomanitë që na ka ofruar liria që kemi fituar. Por a është kjo rruga që na çon tek kombet e nderuara të botës? Kjo është pyetja. Kjo duhet diskutuar.

Unë do vdes duke parë ëndrra në Shqipëri. Kjo më bën të ndihem mirë. Por a majfton për të tjerët? A mjafton kjo nostlagji ikanaku për t’i shërbyer diçkaje të përtejme? Kjo është një tjetër pyetje. A ka të keqe të flasim për gjëra të tilla? A nuk është më mirë kështu se sa të pozojmë para syve tanë sikur bëjmë “foto për herë të parë”?…

Unë nuk e kam ndërruar emrin tim për një çerkeshkulli në Amerikë. Nuk do ta ndërroj kurrë. Me këtë emër do vdes. Pse atdheu im ka kaq shumë emra? Kjo më zhbën ëndrrat e bukura nga Shqipëria që prap e dua.

Shefqet Meko

Minneapolis, shkruar më 10 Mars 2024

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular