BallinaUncategorizedEMRI/Falsifikoi dokumente për tenderë, arrestohet ish-kryetari komisionit për prokurimet publike

EMRI/Falsifikoi dokumente për tenderë, arrestohet ish-kryetari komisionit për prokurimet publike

spot_img

Është vendosur në pranga Ergi Shehu, ish-kryetari komisionit për prokurimet publike në bashkinë Memaliaj.

31-vjeçari akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Nga hetimet ka rezultuar se gjatë periudhës 2023-2024, kur Ergi Shehu ka qënë i punësuar në bashkinë Memaliaj, si kryetar i komisionit për prokurimet publike ka shpërdoruar detyrën duke mashtruar administratorët e disa subjekteve tregtare dhe duke falsifikuar dokumentet e nevojshme për disa procedura prokurimi.

Njoftimi i policisë:

DVP Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kapën dhe ndaluan shtetasin E. Sh., 31 vjeç, banues në Memaliaj, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Nga hetimet e kryera për disa muaj, me metoda proaktive, dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës 2023-2024, kur ka qënë i punësuar në bashkinë Memaliaj, ka shpërdoruar detyrën si kryetar i komisionit për prokurimet publike, duke mashtruar administratorët e disa subjekteve tregtare dhe duke falsifikuar dokumentet e nevojshme për disa procedura prokurimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular