Ministri i Bujqësisë dhe zëvendëskryeministri kroat Josip Dabro dha dorëheqjen mbrëmë pas publikimit të një videoje ku ai shfaqet duke qëlluar me pistoletë.
Në pamje zyrtari i lartë kroat shfaqet duke qëlluar xhami i një makine me një pistoletë.
Ashtu siç shihet edhe në videon e publikuar nga index.hr, Dabro, ndodhet në vendin e pasagjerit.
Duket se ai ka qëlluar afër një zone të banuar pasi mund të shihet ndriçimi i rrugës. Dabro fillimisht ngarkon pistoletën dhe thotë “Vetëm për vëllanë tim Mario”.
Pas publikimit të videos autoritetet kroate kanë nisur hetimet për zëvendëskryeministrin.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai tha se jep dorëheqjen për arsye morale.
“Gjendja ime personale nuk duhet të largojë vëmendjen nga prioritetet kyçe të Qeverisë dhe departamenteve dhe as të ngadalësojë reformat e mëtejshme të nevojshme”, shkroi ai.