Qindra mijëra studentë dhe qytetarë në Beograd kanw protestuar këtë të premten (17 janar) para studiove të Radios dhe Televizionit të Serbisë, duke kërkuar drejtësi nga presidenti Aleksandër Vuçiç dhe qeveria për tragjedinë në stacionin e trenit të Novi Sadit, kur u shemb një çati dhe u vranë 14 persona.
Përveç llogaridhënies për atë që ka ndodhur, ata kërkojnë që të ketë pasqyrim objektiv të ngjarjeve të tragjedisë dhe të mos “nxitet përçarje edhe më të madhe mes qytetarëve”.
Shkak për demonstratën masive të së premtes ishte incidenti që ndodhi të enjten në Beograd, kur një makinë shtetërore u përplas dhe plagosi rëndë një student protestues.
Ngjarja u kap në video e cila u bë shumë shpejt virale në rrjetet sociale. Studentët që udhëheqin protestat kundër ngjarjeve në Novi Sad kanë pushtuar dhe bllokuar edhe shkollat. Po ashtu, sipas mediave serbe, gjatë bllokadave të sotme ka pasur edhe disa incidente, ku një i moshuar ka sulmuar me thikë studentët e Kolegjit Mjekësor në Novi Sad. Video e përplasjes së studentes: