BallinaAktualitetEMRAT/ Protestuan para bashkisë së Tiranës, policia nis hetimet për disa zyrtare...

EMRAT/ Protestuan para bashkisë së Tiranës, policia nis hetimet për disa zyrtare opozitarë: Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin

spot_img

Një ditë pas protestës së opozitës para bashkisë së Tiranës, policia ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur hetimet për 5 zyrtarë të opozitës.

Bëhet fjalë për Dorian Telitin, Adriana Kalanë, Klevis Balliun, E.E dhe Tedi Blushin, të cilët në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme.

Sipas policisë ata kanë bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike.

“Më datë 17.01.2025, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasit D.T, A.K, K.B, E.E dhe T.B, pasi tek Bashkia e Tiranës, këta shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike”, tha policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular