Nga Azgan Haklaj
Çjerrja e Albinit dhe “albinistëve” nëpër mitingje, dëshmi e dëshpërimit nga sondazhet e fundit që tregojnë se “VetëFundosja” do të shpartallohet!
Votë referendare për realizimin e misionit!
Qytetarët e Kosovës me dt 9 shkurt votë për Kosovën apo për Albinin!
Pse “sovranisti” Albin Kurti sulmon Devollët, miqt’ e Donald Trumpit dhe kryetarit të CIA-s John Ratcliffe?
Ata bashkëkombas që më ndjekin por nuk janë të atashuar përveçse përciptazi me politikën në Kosovë mund të çuditen me konstatimin tim pasi Albin Kurti hyri në jetën politike “dhunshëm” me një sllogan:
ATË TË BASHKIMIT KOMBËTAR!
Eshtë e vërtetë kjo sa ç’është e vërtetë që sot kjo kauzë për Albin Kurtin është jo vetëm e harruar por e arshivuar.
E për më saktë kjo kauzë fillestare verbale e Albinit është transformuar e de-natyruar duke përfunduar në “shpikjen” e një “kombi kosovar”.
Këtë, ai jo vetëm nuk e fsheh por po e materializon pikë së pari duke ju fryrë marrëdhënieve tërësisht armiqsore me shtetin e Shqipërisë për të cilin janë sakrifikuar ndër dekada qindra patriotë shqiptarë të Kosovës.
Këtu nuk dua të neglizhoj rolin e njëjtë të Edi Ramës pasi së bashku me Vuçiç-in, nën rrogoz, po luajnë fort kartën e zhvleftësimit të bashkimit kombëtar shqiptar.
Por meqë jemi te Albin Kurti sot, i cili po çirret dhunshëm foltoreve të Kosovës në prag zgjedhjesh, po rreshtojmë disa fakte për ketë individ dhe lidershipin që përfaqëson me inicialet LVV, jo vetëm duhet të injorohet por të largohet pasi që sot është alternativa më armiqësore për Kosovën dhe gjithë kombin në përgjithësi.
– Albin Kurti që në zanafillën e tij politike e në vijimësi si një njeri i indoktrinuar me marksizmin dhe neo-komunizmin është treguar armiqësor me perëndimin, me miqtë euroatlantikë të kombit tonë pa të cilët liria dhe pavarësia e Kosovës do të ishte utopi.
– Albin Kurti është treguar jo vetëm armiqësor por dhe keq-relatues e denoncues po aq sa BIA serbe kundër UÇK-së dhe drejtuesve të saj politikë e ushtarakë.
Fakti që ai është i vetmi lider që as një vizitë nuk ju bëri të ndaluarve në Hagë ku mbahen padrejtësisht të burgosur, flet qartë.
Eshtë paradoksale që as Rexhep Selimin, ish kryetarin e grupit të vet palamentar jo vetëm nuk e viziton por e ka zëvendësuar me një farë Mimoza Kusari e cila njihet botërisht për tre gjëra:
– E para, që e zhvati dhe e përdori Behgjet Pacollin për interesat e veta politike!
– E dyta, për bisedat e ngrohta deri para-erotike të saj me kriminelin serb Radoiçiç tashmë të dekriptuara për të, nëse nuk vihet përpara përgjegjësisë penale të paktën të dorëhiqej si përgjegjësi morale.
– E treta, ajo mbahet mend për vallen që hodhi para Gedafit dhe në dasmën e vellait të saj gay me një tjetër burrë.
Unë nuk jam homofob por këto xheste janë kundër kodit zakonor e religjoz shqiptar.
Albin Kurti nuk ndalon në fantazinë dhe veprimtarinë e tij brenda kufijve të Kosovës.
Jo vetëm megalomania e narcizmi që e dominon por ndoshta i shtyrë nga guzhina që e ushqen ai futi duart egërsisht në zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut.
Aty ai haptas jo vetëm mori anë kundër koalicionit anti rus e pro perëndimor të Ali Ahmetit duke ndjellur përpos përçarjeve mes shqiptarëve e duke u bërë një me nacional-shovinistët e Mickovskit. Fruti i këtij bashkëpunimi po del në dritë në Shkup ku po tentohet të injorohet sot marrëveshja e Ohrit dhe gjuha shqipe të shpallet heretike.
Të njëjtën politikë Kurti e implementoi në trojet shqiptare të Medvegjës e Preshevë-Bujanovcit si dhe ka tentuar e tenton ta eksportojë në Shqipëri e Mal të Zi.
Fakte e argumete ka shumë kunder këtij lideri politik të mbrapshtë e egoist të pa fre, i cili si neo-marksist e tejkalon edhe titizmin duke u çjerrur, gërvallur si stalinist foltoreve të Kosovës, më një gjuhë fyese e nënçmuese kundër qytetarëve të Kosovës, partive politike të opozitës dhe drejtuesve të saj, të cilat i quan miza, kundër prokurorisë, kundër gazetarëve, kundër kapitalistëve të rinj shqiptarë si “Devolli Grup” drejtuar nga vëllezërit Blerim e Shkëlqim Devolli ku janë të punësusr mijëra shqiptarë dhe prodhon me supermaci industriale produkte cilësore “Made in Kosova”!
Kjo kompani ka një kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare.
Ata janë miqtë e presidentit Donald Trump dhe kryetarit të CIA-s John Ratcliffe.
Gjuha e helmtë e Albinit për shkak të panikut që e ka kapur nga fuqia elektorale e tyre në Rrafsh të Dukagjinit dhe në krejt Dardaninë arrin deri aty sa të bëjë sarkazëm me të ndjerin babain e tyre duke shkelur edhe kodin e nderit të shqiptarit.
Kjo gjuhë negativiste ndaj kujtdo që është kundër tij dëshmon depresionin e madh që e ka kapur Albinin, “VetëFundosjen” dhe albinistët.
Gjatë takimeve në emër të sovranizmit ai dhe “VetëFundosja” nuk po bëjnë bilancin e qeverisjes së tyre por po i bëjnë opozitë opozitës me qëllim që t’u imponohen qytetarëve të Kosovës, prandaj sot është imperative që qytetarët e Dardanisë me votë referendare t’i thonë solemnisht Albin Kurtit! Ik!
Të dashur vëllezër të Dardanisë antike, me formën e një apeli vëllazëror por tepër shqiptarisht po ju drejtohem: Jo vetëm Injorojeni dhe largojeni Albin Kurtin nga mazhoranca por edhe nga skena politike pasi prezenca e aktiviteti i tij paraqet një rrisk afat shkurtër e afatgjatë për Kosovën dhe ardhmërinë e saj.
Unë besoj se shqiptarët e Kosovës e kanë kapacitetin, eksperiencën si dhe maturinë dhe mençurinë ta largojnë edhe këtë rrezik.
Albini si gjeli majë plehu po çirret si diktator anembanë Kosovës duke imituar pashallarët e dikurshëm të mesjetës otomane.
E për këtë po i kujtoj vargjet e një kënge të vjetër që qarkullon akoma në Dardani:
“Kjo Kosovë e ka pasë adet,
nga një pashë me e pre për vjet”.
Të dashur vëllezër dhe motra të Dardanisë (Kosovës)!
Mundeni Albin Kurtin me votë referendare!
Është moment historik!
Sondazhet e fundit tregojnë se “VetëFundosja” po shpartallohet!
Nga një sondazh rezulton se:
1-Vetëvendosja merr: 28 %
2-PDK: 27 %
3-LDK: 26 %
4-AAK+NISMA: 14.5 %
5-Lëvizja e Bexhet Pacollit: 5.5 %
Një sondazh tjetër ka këto të dhëna
1-Vetëvendosja: 31 %
2-PDK: 22 %
3-LDK: 32 %
4-AAK+NISMA: 8 %
5-Të tjerë: 7 %
Në një sondazh të UBO-s rezulton se.
1-LVV merr 31 %
2-LDK -28 %
3-PDK-26 %
4-AAK+NISMA 12 %
5-Levizja e Bexhet Pacollit 3 %
Të gjitha sondazhet, të gjitha të dhënat nga terreni tregojnë se Vetëfundosja, Albini dhe “albinistët” me dt 9 dhkurt do të pësojnë humbje spektakolare.
Pra 69 % e qytetarëve të Kosovës do t’i thonë:
UDHË E MBARË ALBIN!