BallinaAktualitetArsida kallëzim penal ndaj G Banit

Arsida kallëzim penal ndaj G Banit

spot_img

Arsida ka kryer një kallëzim penal ndaj G Banit ku pretendon se ky i fundit ka hedhur shpifje dhe fyerje në adresë të saj gjatë lojës në Big Brother VIP.

Ish-banorja bëri të qartë se referuar nenit 119 dhe 120 të kodit penal sapo ka përgatitur kallëzimin dhe do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore. Megjithatë, Arsida u shpreh e gatshme të tërhiqet mbrapa nëse G Bani kërkon falje publike dhe largohet vetë nga emisioni.

“Duke qenë se faktet kanë qenë publike ndjeva të nevojshme të ndajë me ju vendimin që kam marrë rreth G Banit. Unë mendoj se mu bë një padrejtësi dhe ofendimet ishin shumë të rënda. Duke qenë se nuk u pa asnjëlloj falje apo pendimi, mendoj se është e drejtë t’i referohem ligjeve të Republikës së Shqipërisë përsa u përket shpifjeve dhe fyerjeve. Duke iu referuar nenit 119 dhe 120 të kodit penal unë sapo kam përgatitur kallëzimin dhe do ta ndjek çështjen në rrugë ligjore. Unë jam e gatshme të tërhiqem mbrapa nëse G Bani kërkon falje publike dhe tërhiqet vetë nga emisioni”- u shpreh Arsida në klipin sqarues për vendimin e marrë ndaj G Banit.

“Isha duke folur me banorët e tjerë dhe u thashë që mbrëmë më është thyer zinxhiri i kryqit. Sa herë që ndodh kjo, unë marr ndonjë lajm të keq. Perfekt, bravo… Përsa i përket padisë së Arsidës, ajo fjala rrugaçe di që përdoret për njerëz që përdorin gjuhë rruge dhe agresive në debat”- tha G Bani.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular