BallinaOP EDLeksioni ”Duka” si shembull për politikën e veçmas për opozitën

Leksioni ”Duka” si shembull për politikën e veçmas për opozitën

spot_img

Akti i Agron Dukës në cilësinë e kryetarit të Partisë Agrare Ambientaliste për t’u tërhequr nga kandidimi edhe pse aktiv në politikë për rezultat sa më të mirë të forcës së tij politike që drejton, kërkon vëmendje dhe duhet bërë një analizë mediatike, pse jo dhe nga shoqëria, për të kuptuar atë që kumton realisht ky akt, sot 35 vite nga rënia e diktaturës.
Që në krye të herës më duhet të konstatoj që z.Duka veçse një sipërmarrës i suksesshëm, për atë që ka përçuar është dhe një politikan serioz, fjalëmbajtur, komunikues, jo i sektorit të sherrit, siç rëndom është kjo politikë në Shqipëri.  Fakt është që edhe brenda radhëve të PAA, z.Duka është njeriu më me peshë elektorale dhe jo vetëm, por ajo çfarë ai bëri së fundmi ka surprizuar jo pak.
E kishte paralajmëruar moskandidimin teksa e bëri fakt. Zoti Duka pohoi zyrtarisht moskandidimin dhe përmes këtij akti po kërkon të jap një leksion në politikën shqiptare, por edhe t’u përgjigjet shumicës së zërit të shqiptarëve për të hapur karriera brenda partive politike. Kjo që Agron Duka ka bërë është shembulli që duhet ndjekur nga politika shqiptare e veçmas pjesa e opozitës e cila nuk duhet të ketë në skalionin e parë figura të konsumuara, por të promovojë dhe kandidojë personalitete, njerëz me një kurrikul të pasur dhe të pacënueshme në sytë e shqiptareve. Është momenti për të dal para shqiptarëve dhe trokitur në dyert e tyre me një program që bën diferencën, por dhe personalitete që merren nga fusha të ndryshme të cilët janë doktorë, arsimtarë, juristë, sportistë etj, të cilët të japin ekspertizën më të mirë për programin qeverisës, por dhe t’i vënë fytyrën e tyre kësaj platforme.
Hapin e parë për të arritur një gjë të tillë në funksion të fitores e ka hedhur në aleat opozitar si Agron Duka. Ai duke bërë një hap pas, duke nxjerrë në skenë kandidatët e PAA që i mendon si potencialë, duke qenë vet në krye sërish të punëve për të dhënë kontributin për fitoren e mos patur droje për atë çfarë bëri, kërkon të arrijë atë që është shumatorja; fitorja e opozitës përballë pushtetit. E njëjta gjë nuk po shihet të ndodh tek PD apo dhe aleatë të tjerë opozitarë që si qëllim kanë fitoren përballë Ramës. Asgjë të keqe nuk ka të bëjnë hap pas dhe nxjerrin në skalionin  e parë emra që i bëjnë ndër politikës dhe jo ata të cilët iu kanë trokitur për 34 vite me radhë në dyer dhe nuk dihet çfarë më mund të iu premtojnë kësaj here. Konsumi që ka brenda radhëve te opozitës nuk është i vogël ndaj lë të shërbejë ky leksioni “Duka” për të provuar para shqiptarëve me emra të rinjë, për të patur një sjellje ndryshe nga mazhoranca që iu servir pushtetarë dhe ish pushtetarë të cilët janë objekt i drejtësisë.  Shembulli në opozitë është dhënë, ai duhet të ndiqet pasi nëse ndodh që e provokon elektoratin që iu çon të votojnë të njëjtat karta të 34-viteve dhe nuk të përgjigjen kjo do të jetë jo vetëm një gafë, por dëm që i bëhet kauzës opozitare.  
Fundja qëllimi është fitorja e formacionit politik qoftë kjo parti apo koalicion dhe jo sistemimi dhe rehatimi i individëve në kolltukët e parlamentit. Qytetarët në opozitë duan të zbojnë këtë qeveri dhe jo sigurojnë ca vende pune në parlament për opozitën! Të presim nëse do të shërbejë leksioni ”Duka”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular