Një 75-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e sotme në Tiranë, pasi dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e tij. Sipas informacioneve të para nga policia, mësohet se i moshuari me iniciale R.K., jetonte në një banesë private dhe i vetëm. Ngjarja ka ndodhur , rreth orës 20:00, në rrugën “Myzafer Spaho”.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.01.2025, rreth orës 20:00, në rrugën “Myzafer Spaho”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën private të shtetasit R.K, rreth 75 vjeç, i cili jetonte i vetëm në banesë.
Si pasojë e zjarrit 75-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.