BallinaBotaLirimi i pengjeve izraelite nga Hamasi, Biden: Rajoni është transformuar rrënjësisht! I...

Lirimi i pengjeve izraelite nga Hamasi, Biden: Rajoni është transformuar rrënjësisht! I lumtur që ekipi ynë dhe i Trump foli njëzëri

spot_img

Presidenti ende në detyrë i SHBA, Joe Biden, ka përshëndetur lirimin  tre pengjeve izraelite nga Hamasi ditën e sotme, pas arritjes së marrëveshjes së armëpushimit mes palëve.

Në një konferencë nga Shtëpia e Bardhë, Biden u shpreh se tashmë armët në Gaza kanë heshtur.

“Marrëveshja që parashtrova për herë të parë majin e kaluar për Lindjen e Mesme më në fund u realizua. Armëpushimi ka hyrë në fuqi në Gaza dhe sot, ne po shohim pengjet të lirohen, tre gra izraelite të mbajtura kundër vullnetit të tyre)në tunele të errëta për 470 ditë”, tha Biden.

“Pas kaq shumë dhimbje, shkatërrime, humbje jete, sot, armët në Gaza kanë heshtur. Rajoni është transformuar rrënjësisht”, shtoi ai sipas BBC.

Biden u tha gazetarëve se ishte i kënaqur që ekipi i tij dhe ekipi i Presidentit të zgjedhur Trump folën me një zë në ditët e fundit të presidencës së tij, për të ndihmuar në finalizimin e armëpushimit të Gazës dhe marrëveshjes së pengjeve.

“Jam i kënaqur që ekipi ynë foli njëzëri në ditët e fundit”, tha Biden. “Ishte edhe e nevojshme, edhe efektive dhe e paprecedentë, por suksesi do të kërkojë këmbëngulje dhe mbështetje të vazhdueshme për miqtë tanë në rajon dhe besimin në diplomaci”.

“Tani i takon administratës së ardhshme të ndihmojë në zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, tha Biden.

E diela shënon ditën e plotë të fundit të administratës së Bidenit, pasi Trump do të inaugurohet si President të hënën më 20 janar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular