Një 27-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës. Dyshohet se i riu ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.
Ndërkohë autoritetet po punojnë për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4, kanë shpallur në kërkim shtetasin 27 vjeç, pasi ka goditur dyshohet për shkak të detyrës punonjësin e policisë. Punohet për shoqërimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.