BallinaAktualitetPër një tekë të Ramës/Arbritazhi: Shqipëria t’i paguajë 110 milione euro, plus...

Për një tekë të Ramës/Arbritazhi: Shqipëria t’i paguajë 110 milione euro, plus interesat Becchettit

spot_img
spot_img

Një gjykatë e ICSID (Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Konflikteve të Investimeve) ka urdhëruar Shqipërinë t’i paguajë 110 milionë euro një grupi investuesish italianë të përbërë nga biznesmeni italian Francesco Becchetti bashkë me kompanitë e tij Hydro dhe Costruzioni, nëna e tij Liliana Condomitti dhe ortakët Mauro de Renzis e Stefania Grigolon, për shpronësimin e një kompanie televizive, me motivimin se ka prova që kompania ishte objektiv i një fushate të motivuar politikisht.

Mësohet se investuesit pretendonin 650 milionë euro për këtë çështje në përgjigje të një serie masash që kishin në shënjestër investimet e bëra në sektorin e medias, energjisë hidrike dhe manaxhimit të mbeturinave, përfshirë ngrirjen e aseteve, auditimin dhe proceset penale.

Investuesit thanë se masat kundër tyre ishin pjesë e një fushate persekutimi të motivuar pjesërisht nga kritikat që televizoni i tyre, Agon, kishte bërë kundër qeverive shqiptare

Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi më 2015 se “ne u kemi shpallur luftë” pronarëve të Agonit. Më vonë stacioni televiziv u sekuestrua nga qeveria.

Sipas Becchettit, gjykata e ICSID e gjeti unanimisht Shqipërinë përgjegjëse për shpronësim të paligjshëm të Agonit në shkelje të traktatit dypalësh italo-shqiptar për investimet dhe e urdhëroi t’u paguajë paditësve 110 milionë euro si dëm direkt, plus kostot e gjyqit dhe interesat.

ICSID është institucioni ndërkombëtar i arbitrazhit (Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Konflikteve të Investimeve), themeluar më 1966 me synim zgjidhjen ligjërisht të konflikteve midis investuesve ndërkombëtarë. ICSID është pjesë e dhe financohet nga World Bank Group, me seli në Washington, D.C.

/Lexology.com

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular