Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, bëri sot një pasqyrim të fundit të hetimeve për disa çështje të rëndësishme, duke përfshirë atë të 21 janarit dhe hetimet për krimet zgjedhore.
Në një takim informal me gazetarët, kreu i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se “ju garantoj se në mometin që konstatohet një person dhe kemi prova do të marrim vendimet tona”.
Dumani shtoi se Prokuroria e Posaçme arrin që të ndajë provën nga thashethemi, duke shtuar se “jemi sa më objektiv”.
“Nuk është e vërtet që s’ka arrestime të politikanëve, pasi kemi ish-deputetin Jurgis Çyrbja të arrestuar. Ne nuk kemi në dispozicion të gjithë databazën e SkyEcc, në vijimësi ne kërkojmë kode të tjera kur na dalin në bazë të hetimeve që kemi. Në bazë të rezultateve të deri tanishme nuk na ka dalë lidhja direkte. Ne si institucion jemi të vëmendshëm që të ndajmë provën nga thashethemi, duke u përpjekur që të jemi sa më objektiv.
Tashmë kemi edhe një vendim të gjykatës kushtetuese në lidhje me këtë çështje, ne po presim vendimin e arsyetuar për të parë argumentet. Në përpiqemi qe të mos kemi në dispozicion vetëm komunikimet në SkyEcc, por ti lidhim ato edhe me prova të tjera. Ju garantoj që në momentin që konstatohet kudo person, e kemi prova do të marrim vendimet tona.”-u shpreh kreu i SPAK.
Ai thekson se SPAK ka hartuar një strategji për hetimin e krimeve zgjedhore dhe se thuajse ka përfunduar.