Presidenti ende në detyrë i SHBA, Joe Biden, ka firmosur faljen për disa figura “të kërcënuara” me ndjekje penale, duke thënë se ata “nuk meritojnë të jenë objektiva të ndjekjeve të pajustifikuara dhe të motivuara politikisht”.
Biden fali ish-Shefin e Shtabit të Përbashkët Mark Milley, Dr. Anthony Fauci, anëtarët dhe stafin në komitetin që hetoi sulmin e 6 janarit 2021 në Capitol dhe oficerët e policisë metropolitane të Kongresit të SHBA dhe DC, që dëshmuan para atij komiteti.
Fauci, ka shërbyer si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive për dekada, duke përfshirë edhe periudhën e shpërthimit të Covid gjatë presidencës së parë të Trump. Ai është kritikuar shpesh nga Trump dhe aleatët e tij politikë.
Milley ka shërbyer si kryetar i Shefave të Shtabit të Përbashkët gjatë mandatit të parë të Trump.
Ai është bërë një kritik i hapur i Trump dhe e quajti atë si “një fashist deri në palcë”.
Tani në pension, Milley ka thënë më parë se Steve Bannon, një aleat kyç i Trumpit, është zotuar se do ta bëjë atë përgjegjës për peridhën e Covid në SHBA.
“Këta nëpunës publikë i kanë shërbyer kombit tonë me nder dhe dallim dhe nuk e meritojnë të jenë objektiva të ndjekjeve të pajustifikuara dhe të motivuara politikisht”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.