BallinaKronikeDhuna në oborrin mbretëror/ Gjykata e Tiranës dënon Princ Leka dhe shpall...

Dhuna në oborrin mbretëror/ Gjykata e Tiranës dënon Princ Leka dhe shpall të pafajshme Elia Zaharian

spot_img

Gjykata e Tiranës dënoi Princ Leka Zogun me 1 vit burg, ku për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 8 muaj dhe u vendos pezullim në 16 muaj shërbim prove, për akuzën “Dhuna në familje”.

Gjyqtarja Migena Laska dënoi me 10 muaj Gjergj Zaharinë, babain e Elias, ku me gjykim të shkurtuar dënimi zbret në 6 muaj e 20 ditë. Gjykata vendosi ta pezullojë dënimin në 1 vit e 40 ditë me kusht.

E njëjta gjyqtare shpalli pafajësi për Elia Zaharinë, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

Të tre personat të cilët akuzohen për “dhunë në familje”, u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Dhuna e ndodhur u bë publike në mars, pasi Princ Leka postoi një video dhe kallëzoi në polici ish-bashkëshorten e tij dhe babain e saj për dhunë në familje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular