BallinaKronikeVrasja e Ramazan Matës/ Familja e autorit e gjitha në ngujim: Kemi...

Vrasja e Ramazan Matës/ Familja e autorit e gjitha në ngujim: Kemi frikë të dalim, po jetojmë mes tmerrit

spot_img

Kanë kaluar plot 15 ditë nga vrasja e Ramazan Matajt, në fshatin Dragoç të Postribës, në Shkodër.

Teksa autori Arjan Hasa së bashku me vëllain e tij ndodhen në burg, babai i tyre Rrustem Hasa dhe të gjithë anëtarët e fisit, janë të ngujuar nga frika e gjakmarrjes.

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Rrustem Hasa ka treguar se pas zbardhjes së vrasjes, e gjithë familja e tij, por dhe anëtarët e fisit, janë të mbyllur në banesë dhe nuk dalin. Ai thekson se krimin e ka kryer djali i madh, pasi sipas tyre, viktima përndiqte të motrën, të cilës i kishte prishur edhe dy martesa. Sipas Hasës, ai e as djali i vogël i cili është pa hekurave, nuk kanë pasur dijeni për ngjarjen.

“Çdo gjë është terr për familjen time. Jemi të gjithë të ngujuar. Jemi 7 persona këtu, gruaja dhe fëmijët. Me ne është dhe nusja e djalit që ka kryer krimin, bashkë me 4 fëmijët. Por i gjithë fisi është i ngujuar, janë 10-15 shtëpi. Janë të gjithë në fukarallëk. Kjo punë që ka ndodhur, mos i ndodhtë askujt. Të gjithë rinia e fisit që ka punuar në ndërtim, e kanë ndërprerë punën. Nuk dalin fare. Fëmijët e djalit nuk kanë dalë fare, kanë frikë, nuk shkojnë as në shkollë. As vajza, as gruaja.

Nuk kam asnjë të ardhur, as përkrahje sociale, as ndihma, as rrogë. Fëmijët nuk e dinë për të atin. Nuk kam folur për ngjarjen me asnjërin nga djemtë. Nuk kemi sqaruar gjë sepse nuk ka gjë për të sqaruar. Ata thonë vetëm që na ka mbuluar e keqja. Unë nuk e kam ditur për krimin. Ata nuk kanë pasur fytyrë të dalin jashtë pas vrasjes. Nisi si mosmarrëveshjeje. Para 4 vitesh, e kam ditur që vajza është ndarë nga dy burra për shkak të këtij personi. Më ka ardhur burri i dytë, nëna e djalit, në 12 të natës në shtëpi me shumë njerëz të tij, dhe më ka treguar një video të vajzës që nuk e pashë dot.

Pastaj, më ka ardhur dhëndri vetëm e më ka thënë që nuk ke punë me vajzën se është gruaja ime. Që nga ajo ditë, vajza ime ka ikur nga shtëpia, nuk kam kontakt fare. Më vajzën nuk kam folur fare. Ajo ka shkuar në Francë për ca kohë. Mbaj mend para disa vitesh që viktima ka tentuar të hyjë në shtëpinë tonë natën. Ka bërë denoncim dhe një polici për përndjekjen që i bënte ai. E kanë shoqëruar por prapë është liruar. I kam thënë ti në punën tënde, unë në timen.  

Djali i vogël nuk është i përfshirë. Ai ka pasur dijeni aq sa kam pasur unë. Gjithçka e ka bërë djali i madh.”– tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular