Dy nga udhëheqësit më të njohur të trazirave në Kapitolin e SHBA-së në vitin 2021 janë liruar nga burgu.
Enrique Tarrio ishte lider i grupit të ekstremit të djathtë “Proud Boys” dhe ishte dënuar me 22 vjet burgim. Familja e tij ka thënë se ai është liruar mëngjesin e së martës.
Tarrio mori një falje të plotë ndërsa Stewart Rhodes, themeluesit të milicisë “Oath Keepers”, iu zbut dënimi nga Trump.
Tarrio dhe Rhodes, sipas dëshmive, udhëhoqën kontingjentet e grupeve të tyre drejt Kapitolit, me shpresën për të mbajtur Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë.
Trump ka lëshuar gati 1,600 falje në lidhje me trazirat e Kapitolit më 6 janar 2021 që në ditën e parë të presidencës së tij.