BallinaAktualitetFOTO/Sot Gjykata e Tiranës e dënoi, por Princ Leka shfaqet krah partneres...

FOTO/Sot Gjykata e Tiranës e dënoi, por Princ Leka shfaqet krah partneres së re në Lushnjë

spot_img

Pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 16 muaj shërbim prove për dhunë ndaj ish-bashkëshortes, Elia Zaharia dhe babait të saj, Gjergj Zaharia, Princ Leka është shfaqur krah partneres së tij të re, Blerta Celibashi.

Princi ka publikuar në rrjetet sociale disa foto krah Blertës nga Lushnja, ku ata kanë marrë pjesë në një ceremoni në kuadër të 105-vjetorit të Kongresit të Lushnjës.

Në një nga fotot e publikuara nga vetë Leka, fotografja shihet teksa e shoqëron partnerin e saj në takimet me qytetarë e pjesëmarrës në këtë event, duke i mbajtur çadrën për shkak të reshjeve të shiut.

FOTO/ Gjykata e Tiranës e dënoi për dhunë ndaj Elia

Kujtojmë se sot, 21 janar, Gjykata e Tiranës dha vendimin për Princ Lekën, Elia Zaharinë dhe babain e saj, Gjergj Zaharia lidhur me skandalin në familjen mbretërore. Gjyqtarja Migena Laska dënoi Princ Leka Zogun me 1 vit burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 8 muaj dhe u vendos pezullim në 16 muaj shërbim prove.

Princ Leka u dënua për ushtrim dhune ndaj ish-bashkëshortes, Elia Zaharia dhe babait të saj, Gjergj Zaharia. Togat e zeza dënuan me 10 muaj Gjergj Zaharinë, babain e Elia Zaharisë, ku me gjykim të shkurtuar dënimi zbret në 6 muaj e 20 ditë.

Gjykata urdheron pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien e tij në shërbim prove për një periudhë prej 1 vit e 40 ditë, me kusht që gjatë kohës së provës, i pandehuri të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular