Opinionistët Neda Ballku dhe Arbër Hajdari kanë komentuar përplasjen e fortë mes Gertit dhe Laertit, ku u përfshi dhe Rozana.
Sipas Neda Ballukut, mes Laertit dhe Rozanës ka një alenacë të hershme, teksa i cilësoi ata si njerëzit më besnikë brenda shtpëisë.
Nga ana tjetër, Arbër Hajdari tha se fakti që Gerti po përdor situata nga jashtë tregon se ka për qëllim t’i përdorë për t’u faktorizuar por dhe për të ulur Laertin.
Neda Balluku: E kuptoj që janë të prekur shumë. Kanë qenë 3 ditë të vështira. Raporti mes Laertit, Rozanës dhe Gertit eskaloi. Në shtëpi, Gerti tregoi lidership që nuk është parë. Kjo nuk ka ikur pa u vënë re nga Laerti dhe Rozana, që për mua kanë një alenacë të hershme. Janë njerëzit më besnikë në raport me njëri-tjetrin.
Arbër Hajdari: Sjellja e Gertit kundrejt Laertit është ose tendecioze, ose paranojë. Nuk mundet të flasësh për një njeri me superlativa dhe më pas të marrësh një situatë, dhe ku njeri të kthehet në të pabesë. Kur Gerti fliste me superlativa për Laertin, më shtoi respektin për Laertin. Më bën përshtypje si një histori nga jashtë përdoret për të sulmuar një banor. Merrni përsipër të thoni gjëra që asnjë nuk i vërteton dot, kjo më lë të kuptoj se kemi të bëjmë me një njeri që përdor situata nga jashtë për t’u faktorizuar. Gerti po përdor këto ngjarje për ulur imazhi ne Laertit.