Kur kanë kaluar 14 vite nga ngjarja e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 protestues në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ngjarje mbetet ende e pazbardhur.
Analisti Namir Lapardhaja, në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve në Vizion Plus të moderuar nga Aleksandër Furxhi, deklaroi se kjo ngjarje është shfrytëzuar politikisht.
Megjithatë Lapardhaja theksoi se tashmë që çështja po hetohet nga SPAk krijon besimin se ngjarja do të zbardhet dhe auotrët do të vihen para përgjegjësisë.
Sipas tij të gjithë e kanë të qartë se 21 janari u bë për “Bllokun e Zi” të Ilir Metës.
Furxhi: Drejtësi nuk është bërë thonë familjarët e viktimave, sa janë gjasat që të ndodhë?
Laparadhaja: 21 janari në gjykimin tim është një ng ngjarjet më të dhimbshme të historisë së tranzicionit, ku humbën jetën 4 qytetarë të pafajshëm. Prej 14 vitesh kjo ngjarje e rëndë është përdorur nga politika si dekor, ashtu si ditën e sotme. Një skenë mjaft e shëmtuar. Familjarët dhe qytetarët shqiptarë kanë të drejtën e tyre që të zbardhet kjo ngjarje e rëndë, por në kontekstin politik të zhvillimit të ngjarjeve, politika jo vetëm e ka përdorur 21 janarin, por partia politike që në atë kohë ishte në opozitë dhe më pas erdhi në pushtet, jo vetëm që nuk bëri drejtësi, por protagonistët e 21 janarit i mori me vete. Ne e dimë që 21 janari u bë për bllokun e zi të Ilir Metës. Pas vitit 2013 Ilir Meta do të deklaronte se atë ngjarje do ja lëmë arkeologëve. Kujtojmë që Meta u bë kryetar Parlamenti e më pas Presidenti me votat e kësaj mazhorance. Ndërsa një pjesë e grupit të zjarrit u ngritën në detyrë.
Furxhi: A do të vihet në vend drejtësia?
Lapardhaja: Personalisht kam besim te SPAK, uroj dhe shpresoj që tani me një trupë të re prokurorësh të hetohet ajo pjesë që ka mbetur e pa hetuar në mënyrë që të qetësohet shpirti i atyre viktimave.
Furxhi: Një pjesë e kritikës politike beson se SPAK nuk ka ende këllqe të merret me Berishën, për të cilën ai ka thënë jo 3 por 3 mijë do të vriteshin nëse do të guxonin, ju si mendoni?
Lapardhaja: Ajo që e bën berishën fajtor ajnë deklarata e pas ngjarjes, por dhe mos lejimi i Prokurorisë së kohës për arrestimin e disa prej anëtarëve të Gardës. Berisha i ka të faktuar këto. SPAK jo vetëm ka këllqe për të hetuar Berishën, dhe jo vetëm ndaj Berishës por edhe ndaj zyrtarëve të lartë po vijon hetimet. Puna e SPAK po vijon shkallë pas shkalle. Fakti që Gjykata e Strasburgut ktheu 21 janarin për tu gjykuar nga Prokuroria e Posaçme unë mendoj që shumë shpejt do të kemi edhe një përgjigje për këtë çështje. Vetë Dumani para dy ditësh deklaroi se kjo është një çështje që është nën hetim.