Avokati Altin Goxhaj i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus këtë të martë ka bërë një analizë politike, ku në fokus kanë qenë dy politikanët kryesorë Edi Rama dhe Sali Berisha.
Për kryeministrin Rama, Goxhaj tha se është njeriu i duhur për çdo armik të vendit, pasi do të ishte një shërbëtor i mirë i tyre.
Ndërsa për Sali Berishën theksoi se ka bërë “pakt me Djallin” për interesat personale. Sipas tij Berisha i ka shitur zgjedhjet e 11 majit, dhe fakti ëhstë Kodi Zgjedhor që miratoi bashkë me Ramën.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Kjo është një foto me Kullurin, por nuk ëhstë i vetmi, në një foto më parë ishe dhe me Ramën, çfarë mendimi ke?
Goxhaj: Është njeriu i duhur, për gjënë e duhur, në kohën e duhur nga armiqtë më të mëdhenj të Shqipërisë. Sorosi ëhstë armiku më i amdh i shqiptarëve pasi e ka kthyer Shqipërinë në çifligun personal, Rama është administratori i çifligut. Rama është kryeminisitri i qeverisë më armike që ka parë ky vend. Është një person që urren njerëzit e shtëpisë së vet dhe jo shqiptarët. E treta egoja e tij e bën perfekt për zhdukjen e çdo shqiptari.
Borakaj: Kjo është një foto e vitit 2003?
Goxhaj: Është e 2000-it, koha e hapjes së fushatës së tij elektorale.
Borakaj: Sali Berisha në zgjedhjet e 2025 si e shikon?
Goxhaj: I ka shitur zgjedhjet. Ai ka një hall familjar, nga një parti që ëhstë në shpërbërje dhe do të garantojë të ardhmen për familjen e tij. Themi që e ka shitur që edhe eksperti më i mrië që me këtë kod ka shitur zgjedhjet për të mabjtur monopolin e opozitës. Po të mendonte me atë sllogan që i çova unë në 2021 i thashë ik te bibloteka merr librin e Faustit dherilexoje: Edhe Fausti bëri pakt me Djallin e shiti shpirtin, por në fund Zoti e shpëtoi se i bëri mirë popullit. Ti ke rastin ta bësh mirë, e bëri njësoj siç e bëri gjithë jetës, në 2022 bëri prapë pakt me Djallin.