Kristjan Asllani dhe Qazim Laçi regjistruan parqitje dinjitoze në duelin e Ligës së Kampionëve, mes Spartës së Pragës dhe Interit që përfundoi me rezultatin 0-1 falë golit të Lautaro Martinez.
Në fund të duelit, si Asllani ashtu dhe Laçi u vlerësuan me notën 7 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. Ajo që bie në sy janë pasimet e sakta, plot 57 nga Asllani, i cili gaboi vetëm 2 pasa dhe 30 nga Laçi që gaboi 3 pasime. Saktësi kirurgjikale e Laçit për sa i përket topave të gjatë dhe driblimeve.