Gerti e ka nisur duke bërë thashetheme për Laertin me banorët e tjerë të shtëpisë së “Big Brother VIP 4”.
Siç bëri gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, edhe sot futi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri histori të tyre që kanë ndodhur jashtë.
Sipas Gertit, Laerti i ka përmendur atij një ngjarje që ka ndodhur mes tyre.
Duke iu drejtuar Klajdit, Ferra thotë që ‘i ka kërkuar 200 mijë lekë se kishte fëmijën sëmurë’ dhe Vasili ia ka përmendur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“I ke zënë vendin Xumit, të mori lumi…”/Rozana në një ballafaqim me banorin e shtëpisë!
Pjesë nga biseda:
Gerti: A e kuptove sa i pafytyrë është ai shoku jot dhe i imi. I kam kërkuar 200 mijë lekë se kisha vajzën shumë të sëmurë, edhe për bukë, për tre ditë i thashë sa të marr rrogën
Klajdi: S’e di, sqarohuni vetë
Gerti: Jo mo jo, dëgjo këtu, dëgjo ça po të thotë Gert Ferra se prandaj nuk kam folur, nuk flas dot në prime, flas këtu me ty dhe me të tjerët, dhe m’i përmendi.
Klajdi: Sqaroni vetë këtë muhabet, nuk shkon kështu për mendimin tim
Gerti: Prandaj është burrë i keq
Klajdi: Mirë, po sqarojeni vetë këtë muhabet
Aldo: Ai t’a përmendi atë natë, që aty t’i thoje ça, të vijë turp dhe aq.