BallinaPolitike“Emigrantët kanë potencial për të skanuar qeveritë”, deputeti i PS: Përfaqësimi i...

“Emigrantët kanë potencial për të skanuar qeveritë”, deputeti i PS: Përfaqësimi i diasporës në Parlament? Ligji nuk e parashikon

spot_img

Deputeti i Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi, i ftuar në programin e drekës në News24, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me votën e diasporës në Shqipëri.

Krashi tha se vota e diasporës ka potencialin të skanojë të gjitha qeveritë dhe partitë politike në Shqipëri, duke theksuar se emigrantët, në bazë të këtij “skanimi”, do të vendosin se për cilën parti do të votojnë

Ai shtoi se, përveç 60 mijë aplikimeve që kanë ardhur deri tani, ka edhe shumë të tjerë që kanë hapur llogarinë në platformë, por nuk kanë aplikuar ende.

Në lidhje me përfaqësimin e diasporës në parlament, Krashi theksoi se ligji aktual nuk e parashikon një gjë të tillë.

“Ligji ynë nuk e parashikon që të kemi përfaqësues të diasporës në parlament. Nëse pesha për një deputet është 10 mijë vota, nëse diaspora sjell 200 mijë vota, atëherë duhet të ketë 20 deputetë në parlament. Flas në mënyrë teorike, ligji jo vetëm që nuk e lejon, por as nuk e inkurajon”, u shpreh ai. BW

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular