BallinaBotaSekretari amerikan i Shtetit udhëtim në Amerikën Qendrore, Marco Rubio: Asnjë veprim...

Sekretari amerikan i Shtetit udhëtim në Amerikën Qendrore, Marco Rubio: Asnjë veprim që lehtëson apo inkurajon emigrimin masiv

spot_img

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio ka njoftuar planet për të vizituar Panamanë dhe vende të tjera në Amerikën Qendrore mes përpjekjeve të Presidentit Donald Trump për të rimarrë Kanalin e Panamasë dhe për të frenuar emigracionin e paligjshëm.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Tammy Bruce konfirmoi se Sekretari Rubio do të udhëtojë në Panama, Guatemalë, El Salvador, Kosta Rikë dhe Republikën Domenikane duke filluar nga fundi i javës së ardhshme. Udhëtimi pritet të shënojë vizitën e parë jashtë vendit të zotit Rubio në cilësinë e Sekretarit të Shtetit.

Departamenti i Shtetit tha se Rubio po i jep përparësi angazhimit amerikan brenda hemisferës perëndimore.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha për Zërin e Amerikës se “angazhimi me fqinjët tanë është një element jetik në trajtimin e çështjes së emigracionit, zinxhirëve të furnizimit dhe rritjes ekonomike, të cilat janë kyçe në përpjekjet e Sekretarit Rubio për zbatimin e politikave për forcimin e Amerikës, begatinë dhe të sigurinë e saj”.

Presidenti Trump ka thënë se nuk mund të përjashtojë mundësinë e masave ushtarake apo ekonomike për të arritur qëllimin e tij për të rikthyer Kanalin e Panamasë nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara.

Në fillim të kësaj jave, Sekretari Rubio paraqiti përparësitë e tij të politikës së jashtme, duke përfshirë ndalimin e hyrjes masive të emigrantëve pa dokumente në Shtetet e Bashkuara.

“Departamenti i Shtetit nuk do të ndërmarrë më asnjë veprim që lehtëson, apo inkurajon emigrimin masiv”, tha Sekretari Rubio përmes një deklarate. “Marrëdhëniet tona diplomatike me vendet e tjera, veçanërisht në hemisferën perëndimore, do të kenë përparësi sigurimin e kufijve të Amerikës, ndalimin e imigracionit të paligjshëm dhe destabilizues dhe negocimin e riatdhesimit të emigrantëve të paligjshëm” në vendet e tyre../VOA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular