BallinaKryesorePas kthimit nga Haga, Haradinaj mbledh ministrat

Pas kthimit nga Haga, Haradinaj mbledh ministrat

spot_img
spot_img

Kryeministri i Kosovës në dorëheqje, Ramush Haradinaj është kthyer nga Haga në Prishtinë mbrëmë pak para mesnatës. E me t’u kthyer, Haradinaj ka ftuar mbledhjen e Qeverisë e cila do të mbahet sot prej orës 14:00.

Ai deklaroi se duhet t’i kthehen punëve si qeveri në dorëheqje pasi nuk guxojnë që të lënë vendin në vakum qeverisës.

“Si Qeveri në dorëheqje, ashtu siç e kam cekur edhe në vendimin tim për dorëheqje, do t’i kryejë detyrat, se nuk guxoj të lë vakum qeverisës, sepse Kosova nuk mund t’i bartë pasojat e vakumit qeverisës”, deklaroi Haradinaj.

Megjithëse ka të atillë që mendojnë se mbledhja e qeverisë dhe kryerja e detyrave pas dorëheqjes është jo kushtetuese, Haradinaj ka ftuar që të t’i drejtohen Gjykatës Kushtutese.

“Dëgjoj zëra se kryerja e detyrave qeverisëse pas dorëheqjes është jo kushtetuese. Me respekt për ta, palët që mendojnë ndryshe i ftoj t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Çfarëdo që të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta respektoj”, përfundoi Haradinaj.

Kjo mbledhje është thirrur një javë pasi që Haradinaj ka dhënë dorëheqje të nga posti i kryeministrit, pasi ishte ftuar nga Dhomat e Specializuara për tu intervistuar si i dyshuar.

Ramush Haradinaj më 24 korrik për rreth 1 orë u intervistua nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular