Loja e Eglit dhe Gjestit ndaj shtëpisë për raportin e komplikuar mes tyre nuk është pritur mirë nga banorët, të cilët nuk kanë hezituar të akuzojnë këngëtaren se i janë errur sytë dhe ka rënë nën ‘kthetrat’ e banorit.
Me dhënien e klipit në shtëpi, Aldo është shprehur i zhgënjyer nga Egli, duke theksuar se ajo nuk e ka trajtuar si një mik të vërtetë dhe me lojën e romancës që realizoi me Gjestin nuk doli hiçgjëkundi.
Nga ana tjetër, Egli duke tentuar të sqaronte situatën u shpreh se vendosi të realizonte lojën e propozuar nga Gjesti për të parë sinqeritetin e banorëve kundrejt saj, megjithatë kur vuri re që s’po shkonin asgjëkund, i kërkoi të përfundonin gjithçka. I pyetur për konkluzionet e lojës, Gjesti tha shkurtimisht se s’mund të flas pasi loja vazhdon. “Nëse Egli, ta kishte çuar deri në fund do e kishit parë rezultatin”.
Pjesë nga debati:
Aldo: Nëse do të ishte ndonjë person që nuk do të doja ta përfshija në lojë, nuk do të kisha as hije e as paranoja loje në të, ajo ishte Egli. U deshën 2-3 ditë pasi erdhi Gjesti dhe me “informacionin” të tij tentoi të ekspozonte marrëdhënie shoqërore, të prishte çiftet e krijuara, apo të nxiste dikë të ndjente dashuri për dikë tjetër… Natyrisht sepse kjo ishte loja e tij. A u ndjeva e zhgënjyer nga Egli? Absolutisht sepse nuk erdhi të më kapte si një shoqe e vërtetë, ashtu sikurse do të bëja unë, krijoji një fryrje, diçka tendencioze që e coi marrëdhënien tonë aty ku e çoi. Ato përqafimet që më ke dhënë ishin për lojë?
Gjesti: Se paske kuptuar fare…
Egli: Lëre se i japë përgjigje unë.
Aldo: S’ka problem sepse unë zgjedh të falë dhe të jap shanse, dhe të besoj në një shoqëri që nuk ka pse të kriset për diçka kaq të vogël, por nëse këto ishin lojë, më bën që të mos besoj më asgjë për Eglin. As faktin që ndjen për Gjestin, e vë në pikëpyetje dhe le të vazhdojë kështu.
Egli: Praktikisht, kjo puna e improvizimit ka nisur pas një debati të zjarrtë mes meje dhe Aldos, pjesë e të cilit më pas u bë edhe Gerta sikurse futet gjithmonë në debate dyshe. Gjesti më ka ardhur dhe më ka propozuar këtë opsionin që; në rregull, këta duan të shohin këtë raportin që ne nuk e kemi për lojë, kështu që hajde t’jua prezantojmë njëherë si lojë dhe të shohim si do të reagojmë.
Mes shumë pasigurish unë i thashë në rregull, le ta provojmë që të shoh edhe unë ku jam dhe sa sinqeritet kam përballë këtij njeriu dhe banorëve të tjerë të ndryshëm. Erdhi një pikë që po ndihesha në siklet dhe Aldos kur po luaja i sinjalizova disa herë që “është edhe lojë, është edhe lojë”. Kështu nga njëra anë po e justifikoja atë që po bëja, duke i dhënë një ‘hint’ që ishte lojë. Madje në një moment te lavanderia i kam thënë Gjestit që nuk dua ta vazhdoj më këtë lojë sepse s’po shkojmë askund dhe s’po më pëlqen më.
Aldo: Dhe çfarë provove ti me këtë lojën? Kush ishte konkluzioni në të cilin dole?!
Egli: As unë nuk e di dhe këtë i kam thënë te lavanderia.
Aldo: Ti erdhe dhe më përqafove, unë të ktheva përqafimin e sinqertë. Më tregove çfarë ka ndodhur mes jush dhe të qëndrova pranë, ku deshi të dalë Gjest ‘Njishi’ në këtë rast?!
Gjesti: Nuk e çoi deri në fund Egli, ta kishte çuar do e kishit parë rezultatin. Unë jam duke e vazhduar lojën, s’mund të tregoj gjë.
Gerta: Egli ka rënë në kthetrat e Gjestit dhe gjithçka që i thotë ai ajo duhet ta bëjë. Mesa shoh ajo është e verbuar kur vjen puna për Gjestin dhe nuk më pëlqen aspak që atë miqësi dhe atë kohë që ka kaluar me Aldon e fshiu menjëherë me ardhjen e Gjestit në shtëpi. Aq më tepër që e ka vënë edhe në lojë.
Unë e kam thënë, Egli është një vajzë që tjetër hiqet dhe të tjera gjëra bën. Kjo u tregua shumë qartë edhe në këtë rast. Sa i takon komenteve të saj se unë futem kudo, dua të them se kam situatat e mia me të për faktin se më është shprehur; ti nuk meriton statusin e nënës. Kjo më ka prekur shumë.