Në datë 26.01.2025, së bashku me Kryetarin e PD-ës Athinë z.Alfred Fizi, Kryetarin e PD-ës Vlorë z.Atird Hoxha, Drejtuesin Politik të PD-ës për Greqinë z.Ylli Asllani, Kryetaren e PD-ës Sarandë znj. Manjola Nikollo, Kryetaren e PD-ës Himarë znj. Afrofiti Dhimojani si dhe anëtarin e kryesisë së PD-ës Athinë vlonjatin Kujtim Veizaj, organizuam një takim mbresëlenës me vlonjatë, sarandjotë,delvinjotë, himarjotë me banim në Athinë! Jo vetëm për pjesëmarrjen lartë, brenda dhe jashtë salle, por më tepër për mesazhet pozitive që përcolli!
Të vetëdijshëm për neglizhencën e deritashme, ky takim hapi një faqe të re në organizimin e zgjedhjeve politike në diasporën shqiptare në Greqi!
Ky model organizimi me bazë rajoni mund të jetë një sinjal i dobishëm edhe për qarqet e tjera shqiptare!
Unë do të desha të falenderoj gjithashtu miqtë e mi jo të paktë vlonjatë e himariotë që erdhën më takuan dhe më ofruan mbështetje për regjistrimin në listën e votuesve tanë në platformën e KQZ!
Pas më shumë se një shekulli ekzistence shteti shqiptar ka njohur të drejtën për votim të gjithë shqiptarëve me banim jashtë vendit!
Në fakt sot përfshirja e shqiptarëve të diasporës i ka dhënë atyre mundësinë për rrëzimin narkodiktaturës së Rilendjes së Ramës!
Demokratët në Athinë janë pjesa më dinjitoze dhe e ndriçuar e shoqërisë! Ata dominojnë dhe menaxhojnë mbi 60 % të rrjetit të investimeve e shërbimeve të të huajve në Athinë!
Janë mëndjehapur dhe me interesa të drejtpërdrejta që kapitalin e tyre ta investojnë në vendlindje! Zotërojnë shumë mundësi të cilat sot pengohen nga intresat okulte të rilindjes!
Vetëm ulja drastike e euros ka ulur me 30% vlerën e remitancave të tyre për Shqipërinë…!! Por për programin tonë në diasporë do flasim herë tjetër.
Takimi ynë në Athinë zbuloi se çelësi për angazhimin e tyre është riorganizimi bashkohor i PD dhe dhënia e përgjegjësive dhe vetangazhimi i tyre në çdo strukturë!