BallinaLifestyleVIDEO/“E kemi bërë tym, apokalips”, tre parashuta në shtëpinë e BBV 4,...

VIDEO/“E kemi bërë tym, apokalips”, tre parashuta në shtëpinë e BBV 4, për kë ishin?

spot_img

anorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, surprizohen herë pas here nga fansat e tyre apo dhe nga familjarët. Ata nisin parashuta me fotot e tyre, duke u treguar se i ndjekin dhe i mbështesin.

Tre parashuta erdhën sot, ku secila prej tyre kishte foton e Gjestit, Rozanës dhe Eglit, të cilët ishin të emocionuar nga kjo surprizë e këndshme.

Teksa ndodheshin jashtë, tre banorët janë përqafuar me njëri-tjetrin kur panë dhuratën e bukur nga çunat e Londrës.

Egli, Gjesti dhe Rozana dërguan zemra në drejtim të parashutave, për të falënderuar fansat që kanë nisur këtë surprizë.

https://youtube.com/watch?v=8jiySR6Ca4s%3Fstart%3D1%26feature%3Doembed

“Faleminderit shumë, ju duam shumë”, thoshte Egli.

“E kemi bërë ty, shkrumb e kemi bërë”, dëgjohet të thotë Gjesti.

“Spektakël”, thotë Egli dhe Gjesti ia pret: “Apokalips”.

Ndërkohë banorët e tjerë që ndodheshin jashtë qëndruan në heshtje, vetëm Jozi komentoi Rozanën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular