Policia e Tiranës ka vendosur në pranga një 38-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij, pasi grabitën dy biznese dhe tentuan të vidhnin një banesë.
38-vjeçari në bashkëpunim me dy shtetasit me iniciale R. F. dhe E. L.(S)., të cilët janë shpallur në kërkim, gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së djeshme, kanë vjedhur pajisje dhe vegla pune, në një biznes dhe në një kantier ndërtimi, si dhe kanë tentuar të grabisin në një banesë. Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Nata”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.
Identifikohen 3 shtetas që vodhën me thyerje, në 2 biznese, dhe tentuan të vidhnin në një banesë, gjatë orëve të para të mëngjesit.
Vihet në pranga njëri prej tyre, punohet për kapjen e 2 të tjerëve.
Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Nata”, si rezultat i të cilit janë zbardhur tre raste në këtë fushë dhe janë identifikuar 3 autorët e dyshuar, shtetasit B. N., 38 vjeç, R. F. dhe E. L.(S).
Shtetasi B. N., i cili është arrestuar, në bashkëpunim me 2 shtetasit e tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim, gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së djeshme, kanë vjedhur pajisje dhe vegla pune, në një biznes dhe në një kantier ndërtimi, si dhe kanë tentuar të vjedhin në një banesë.
Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.