BallinaKronikeVidhnin makina luksoze në Itali dhe i sillnin në Shqipëri! E pësojnë...

Vidhnin makina luksoze në Itali dhe i sillnin në Shqipëri! E pësojnë dy vëllezërit, njëri në pranga, tjetri…

spot_img

Një shtetas italian është vënë në pranga nga policia shqiptare, ndërsa tjetri është proceduar penalisht, pasi akuzohen se trafikonin automjete luksoze të vjedhura, nga Italia në Shqipëri.

Screenshot_9

Blutë e Tiranës njoftojnë se bëhet fjalë për dy shtetas italianë vëllezër, që trafikonin nga Italia në Shqipëri, automjete luksoze të vjedhura.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Luxury Cars”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të  automjeteve,  u mësohet se u sekuestrohen 2 automjete (“Audi Q3” dhe “BMW X6”, prodhime të viteve të fundit), me vlerë rreth 150 000 euro.

Screenshot_10

I arrestuari është shtetasi italian D. S., 37 vjeç, banues në Itali.

Në  gjendje të lirë po procedohet vëllai i tij , shettasi me inicale F. S., banues në Itali.

NJOFTIMI

Finalizohet operacioni policor i koduar “Luxury Cars”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të automjeteve.

Identifikohen 2 shtetas italianë (vëllezër) që trafikonin nga Italia në Shqipëri, automjete luksoze të vjedhura.

Arrestohet njëri prej tyre, procedohet penalisht tjetri.

Sekuestrohen 2 automjete (“Audi Q3” dhe “BMË X6”, prodhime të viteve të fundit), me vlerë rreth 150 000 euro.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, në bazë të informacioneve se dy shtetas ishin të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit të automjeteve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Luxury Cars”.

Në kuadër të operacionit është arrestuar shtetasi italian D. S., 37 vjeç, banues në Itali, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. S., banues në Itali.

Nga hetimet ka rezultuar se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë trafikuar në Shqipëri, automjete të vjedhura, kryesisht në Itali.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete, tip “Audi Q3” dhe “BMW X6”, prodhime të viteve të fundit, me vlerë rreth 150 000 euro.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për të zbardhur raste të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular