BallinaAktualitetVrasja e Lulzim Vishës/ Dalin pamjet e mjetit luksoz të djegur, ishte...

Vrasja e Lulzim Vishës/ Dalin pamjet e mjetit luksoz të djegur, ishte vjedhur në Elbasan

spot_img

5 ditë pas vrasjes së 48-vjeçarit Lulzim Visha janë publikuar pamje të makinës së djegur të autorë. Visha u vra në makinë në rrugën “Shën Stefani” në Zall Mner ndërsa autorët pas ekzekutimit janë larguar me një mjet “Porsche Cayenne”.

Mjeti i djegur u gjet disa orë pas ngjarjes në fshatin Zgafnor, në Zall. Gjatë verifikimeve për targat e automjetit ka rezultuar se targat janë të vjedhura që në muajin Prill 2023, në Kamëz. Makina rezulton e vjedhur në Elbasan pak kohë më parë dhe për të ka pasur denoncim.

Githashtu mësohet se gëzhojat që janë gjetur në vendin e ngjarjes përkojnë me armën që u gjet tek makina. I njëjti model arme u gjet gjatë kontrollit në banesën e Ervis Lamit, kushëriri i të arrestuarit në lidhje me vrasjen e 48-vjeçarit..

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 37-vjeçarin, Eduart Lami i cili është vënë në pranga si i dyshuar për vrasjen e Vishës. Gjatë seancës gjyqësore ai ka deklaruar se nuk ka patur konflikt me familjen e viktimës. Ai shtoi se sipas dijenisë së tij nuk ka patur asnjë debat ose përplasje më të.

48-vjeçari Lulzim Visha u gjet i vrarë më 24 janar në makinë në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Visha ishte postier në një postë private në Tiranë, dhe dyshohet se ishte nisur për në punë në momentin që është ekzektuar me armë zjarri. Dyshohet se ai është qëlluar me silenciator pasi banorët e zonës janë shprehur se nuk kanë dëgjuar të shtëna.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes policia tha se janë gjetur 12 gëzhoja pistolete. Pista paraprake e hetimit ishte hasmëria, pasi mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës i cili ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë. Autorët dyshohet se janë larguar me një makinë tip “Porche” ngjyrë gri.

Policia njoftoi se ka arrestuar 37-vjeçarin Eduart Lami ndërsa ka shpallur në kërkim djali i xhaxhait të tij, 31-vjeçari Ervis Lami, pasi në banesën që përdornin dy kushërinjt u gjet automatik me silenciator. Kontrollet ndaj tyre dhe arrestimi vjen pas dyshimeve për përfshirje në vrasjen e raportuar dje të 48-vjeçarit Lulzim Visha në Tiranë.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në banesën në rrugën ‘Paqësore’, Zall Mner të Kamzës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike me silenciator dhe municion luftarak, 15 copë fishekë luftarak, një sopatë, një thikë, një këllëf pistolete glok dhe në oborrin e banesës janë gjetur 4 gëzhoja armë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular