BallinaBotaPresidenti Donald Trump firmos urdhrin ekzekutiv për të luftuar antisemitizmin në universitete

Presidenti Donald Trump firmos urdhrin ekzekutiv për të luftuar antisemitizmin në universitete

spot_img

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv të mërkurën për të luftuar antisemitizmin dhe u zotua të dëbojë studentët e universiteteve që nuk janë shtetas amerikan dhe të tjerë që morën pjesë në protestat pro-palestineze.

Plani për të luftuar antisemitizmin parashikon veprim të menjëhershëm nga Departamenti i Drejtësisë për të hetuar dhe vënë para ligjit ata që thyen rendin në kampuset universitare amerikane. Po ashtu, kërkohet dëbimi i të huajve që nuk janë banorë të përhershëm “që shkelën ligjet tona”, duke përmendur paralajmërimet e bëra më herët nga zoti Trump për t’u hequr vizat studentëve ndëkombëtare që morën pjesë në protestat pro-palestineze.

Grupet për mbrojtjen e të drejtëave dhe studiuesit e ligjit thanë se masa e re do të shkelte të drejtën kushtetuese për lirinë e fjalës dhe se ka të ngjarë të sjellë sfida ligjore.

“Amendamenti i Parë i mbron të gjithë në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë qytetarët e huaj që studiojnë në universitetet amerikane”, citon agjencia Reuters të jetë shprehur Carrie DeCell, avokate në Institutin “Knight First Amendment” në Universitetin e Kolumbias.“Dëbimi i atyre që nuk janë shtetas për shkak të qëndrimeve politike do të ishte antikushtetues”.

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike një grup në mbrojtje të të drejtave të myslimanëve tha se do të shqyrtojë mundësinë për të kundërshtuar urdhrin në gjykatë nëse zoti Trump do të përpiqej ta zbatonte atë.

Tensionet lidhur me luftën mes Izraelit dhe Hamasit çuan në protesta në kampuset universitare amerikane, përfshirë një valë kampesh pro-palestineze, që rezultuan me 3200 të arrestuar.

Shumë protestues pro-palestinezë mohuan se mbështesnin Hamasin apo se ishin angazhuar në veprime antisemite, duke thënë se ata protestuan kundër operacionit ushtarak në Gazë, ku sipas autoriteteve lokale shëndetësore janë vrarë më shumë se 47 mijë vetë./VOA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular