BallinaSportShorti i Championsit, Barcelona e ka rrugën e shtruar deri në gjysmëfinale

Shorti i Championsit, Barcelona e ka rrugën e shtruar deri në gjysmëfinale

spot_img

Tifozët e Barçës tani mund të vënë baste për rivalin që preferojnë për raundin e 1/8 të Ligës së Kampioneve, me një rrugë vërtet të përballueshme drejt Mynihut, të paktën deri në gjysmëfinale rruga e Barcelonës duket e shtruar.
Kështu në 1/8 e finaleve Barcelona do të përballet me një nga: Paris SG-ja, Benfika, Monako ose Bresti. Katalanasit do t’i shohin nga divani rivalët e tyre të ardhshëm (11-12 dhe 18-19 shkurt).

Ndërsa vetë Barça do të kthehet në fushë në Ligën e Kampioneve në datat 4 ose 5 mars ose 11-12 mars. Çerekfinalet do të zhvillohen më 8-9 dhe 15-16 prill, gjysmëfinalet do të zhvillohen më 29-30 prill dhe 6-7 maj dhe Mynihu do të presë finalen të shtunën më 31 maj.

Edhe në çerekfinale rruga e Barçës nuk duket shumë e ndërlikuar nëse kalon, ajo do të përballet me një nga: Lila, Aston Vila, Atalanta, Dortmundi, Sportingu ose Bryzhi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular