Një person është plagosur mbrëmjen e sotme me mjet prerës në Tiranë, pas një konflikti të dhunshëm, rreth orës 20:30, në Rrugën e Dibrës.
Për rrjedhojë i plagosur është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
I plagosuri është Gentian Krasniqi, rreth 40 vjeç.
“Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, në Rrugën e Dibrës, është goditur dyshohet me mjet prerës shtetasi G. K, i cili ndodhet ne spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Ndërkohë që autori është arratisur. Uniformat blu njoftojnë se policia kanrrethuar zonën dhe vijon kontrollin për kapjen e autorit.
NJOFTIMI
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, në Rrugën e Dibrës, është goditur dyshohet me mjet prerës shtetasi G. K, i cili ndodhet ne spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin e saj për kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.