BallinaKryesore“Nuk jam në politikë për karrige, por për të shërbyer”, Basha: Shqipëria...

“Nuk jam në politikë për karrige, por për të shërbyer”, Basha: Shqipëria meriton një politikë me fytyrë njerëzore, ja detyrimi im ndaj demokratëve…

spot_img

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në emisionin “Open” u pyet për mundësinë e tërheqjes së tij përfundimisht nga politika. Ai theksoi se ndjen shpesh nevojën për t’u distancuar nga një politikë që e përshkroi si “pa fytyrë njerëzore”. Basha shpjegoi se, përkundër ofertave të shumta për një jetë profesionale jashtë politikës, është angazhuar të qëndrojë në politikë për shkak të detyrimit që ndjen ndaj demokratëve që besojnë në një drejtim të ri. Ai e përmendi se pas zgjedhjeve të 6 marsit, kishte menduar se tërheqja mund të ishte zgjidhja më e mirë për të dhe për shqiptarët.

“Kur ka ardhur momenti, pas zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, kam besuar që tërheqja ishte zgjidhja më e mirë për demokratët dhe shqiptarët. Ajo që më mban sot është detyrimi që kam ndaj këtyre demokratëve që besojnë jashtë interesit personal. Unë nuk e kam lidhur jetën me karrige politike. Jo një herë, por qindra herë më ka shkuar në mendje të lë politikën. Për shkak të një politike pa fytyrë njerëzore, në Shqipëri politika është një xhungël e llojit të veçantë. Kundërshtari im politik Edi Rama ka investuar mjetet e tij kundër meje. Në një ambient acid si ky, të shkon ndërmend qindra herë të braktisësh politikën. Unë vij nga një jetë profesionale. Edhe sot që flasim nuk më mungojnë ofertat për një jetë profesionale nga ambientet ndërkombëtare. Kur ka ardhur momenti, pas zgjedhjeve të 6 marsit, kam besuar në një moment, që tërheqja ishte zgjidhja më e mirë për demokratët dhe shqiptarët. Ajo që më mban sot është detyrimi që kam ndaj këtyre demokratëve që besojnë jashtë interesit personal. Për interesin personal një pjesë e madhe në PD shkuan të lëpinin me kokën ulur atë që kishin pështyrë sepse donin një pozitë më të lartë”, tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular