15-vjeçar, i cili u paraqit ditën e sotme në spitalin e Traumës me një plagë të shkaktuar nga një armë zjarri raportohet se ndodhet në sallën e operacionit, ku mjekët po punojnë për të hequr plumbin në trupin e tij.
I mituri raportohet se është plagosur me armë zjarri në kraharor.
Më herët u raportua se i mituri fillimisht është kthyer në banesë i plagosur, ku më pas babai i tij e ka transportuar në spital. I alarmuar nga gjendja e tij, i ati e ka dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Deri tani, ai nuk ka treguar se ku dhe si është plagosur, duke e vështirësuar hetimin. Policia është në kërkim të informacionit për të identifikuar vendin e ngjarjes dhe autorët e mundshëm.