BallinaSportInzagi ka besim te verbër të Asllani, trajneri zbulon: Lautaro dhe ai...

Inzagi ka besim te verbër të Asllani, trajneri zbulon: Lautaro dhe ai ishin caktuar për penalltinë, e vendosën bashkë

spot_img

Kristjan Asllani ka qenë shpesh në epiqendër të zërave të merkatos në mediat italiane dhe me raste është kritikuar për paraqitjet e tij. Por trajneri Simone Inzagi duket se ka besim të verbër te mesfushori shqiptar, të cilit edhe në ndeshjen e fundit në Ligën e Kampioneve ndaj Monakos i besoi një fanellë titullari.

Por jo vetëm kaq. Ka qenë vetë trajneri i cili pas ndeshjes ka zbuluar se Asllani ishte në listë për goditjen e penalltive bashkë me Lautaro Martinez dhe kishin vendosur bashkë hierarkinë.

“Unë e kam thënë gjithmonë që Lautaro është kapiteni ynë dhe nuk isha i shqetësuar për ndonjë ndeshje pa gola. Ai ka dhënë përgjigje të mëdha, sot në mëngjes kanë gjuajtur të dy penalltitë me Asllanin duke shënuar të dy, kanë folur dhe pastaj goditi Lautaro. Nuk ishin Çalhanollu, Zielinski, Taremi dhe Arnautoviç, ndaj gjuajtësi i penalltive ishte njëri mes Lautaros dhe Asllanit”, shpjegoi trajneri pas ndeshjes ku seria e golave u hap nga gjuajtja e Lautaros nga pika e bardhë e penalltisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular