BallinaPolitikeDebat në Kuvend për zgjedhjet dhe diasporën! Manja-opozitës: Lërini këto pallavra, ju...

Debat në Kuvend për zgjedhjet dhe diasporën! Manja-opozitës: Lërini këto pallavra, ju nuk e keni dashur kurrë votën e emigrantëve

spot_img

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja iu përgjigj opozitës, e cila kërkon që emigrantët shqiptarë që jetojnë nëpër botë të votojnë në zgjedhjet e 11 majit me pasaportat e përkatësisë së vendit ku jetojnë, në rast se ata nuk disponojnë mjet identifikimi shqiptar.

Manja tha se kjo kërkesë është e papranueshme, sepse Kodi Zgjedhor parashikon se çdo shqiptar për të ushtruar të drejtën e votës duhet të jetë i pajisur me pasaportë biometrike, ose kartë identiteti të shtetit shqiptar.

Socialisti foli me tone të ashpra ndaj opozitës, duke thënë se sipas tij PD nuk e ka dashur kurrë votën e diasporës, teksa u bëri thirrje që të votojnë ligjin për lehtësimin e votës së emigrantëve.

Manja theksoi se shqiptarët që kanë mjet identifikimi të skaduar di të lejohen të votojnë, por jo ata që kanë pasaporta të huaja.

Ulsi Manja: Tani që të jesh shtetas shqiptar ju e dini se ka dhe detyrime. E drejta e votës është e drejtë kushtetuese që nuk mohohet, ama që të ushtrohet kjo e drejtë duhet ose pasaporte ose kartë identiteti, sipas kodit zgjedhor.

Në respekt të atij shteti duhet të kesh dokument të atij shteti. Ju thoni s’ka problem t’i jepet e drejta e votës me një dokument identifikim nga çfarë kanë në botë. Është respekt për shtetin, ju në vend që të votoni ndryshimet për votën e diasporës, e bllokoni sepse ju nuk e keni dashur asnjë herë votën e diapsorës. Lërini këto pallavra. Lërini sofizmat juridike. Kush disponon dokument identifikimi shqiptar të skaduar sigurisht mund të votojë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular