ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Pardon My French” ka qenë ish-banori i shtëpisë së BBV, Bernard Hulme. Ai ka zbuluar më shumë rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë, ka sqaruar deklaratën që bëri në lidhje me tre djemtë që ai ka bindjen se janë homoseksualë.
Bernadi gjithashtu ka sqaruar edhe konfuzionin që u krijua kur ai brenda shtëpisë së BBV lexoi letrën nga mamaja e tij dhe ajo u shpreh “Kur të përqafova për herë të parë ishe vetëm gjashtë muajsh”.
Unë jam i birësuar që 6 muajsh, prindërit e mi vendosën që të mos e ndanin atë gjë me mua, por ashtu siç rodhi jeta në moshën 37-vjeçare mora vesh që isha i birësuar. Aty u shpalos një histori…
Si e zbuloi Bernardi se ishte i birësuar?
Unë isha i vetmi person në familje që nuk e dija. Kam qenë i rrethuar me dashuri gjatë gjithë kohës dhe ka qenë e tepruar madje. Ashtu edhe kujdesi ndaj meje. Kam qenë qendra e vëmendjes, gjithmonë i përkujdesur dhe plot dashuri.
Kjo rodhi nga një histori tepër e veçantë. Ishim me kolegët e punës nga Vodafoni në një ambient lodrash ku aty ka edhe disa kabina të vogla për njerëz që tregojnë fatin. Shumë skeptik dhe absolutisht që nuk besoja në ato gjëra por i thashë shokut të ngushtë. Unë nuk hapa letra por i tregova një ëndërr që kisha mbi 10 vite që e shihja dhe ishte e njëjta ëndërr nga fillimi deri në fund, ajo më thotë se nëna jote biologjike është duke të të kërkuar. Nuk u shokova sepse thashë që kjo është arsyeja se pse nuk shkoj në vende të tilla.
Ai shtoi se:
Por kur shkoj në shtëpi kuptova që kurioziteti mbeti aty thjesht nuk isha në shok. Shokimi nga kjo erdhi pasi unë i kam shkruar gocës së dajës realisht dhe i thashë sa kohë ke që e di. Ajo më tha: Kam gjithë jetën që prisja të ma bëje këtë pyetje.
Aty filloi një periudhë shumë e vështirë që nuk po gjeja vetveten dhe nga ana tjetër po sigurohesha që familja ime është mirë. Sapo isha ndarë pak a shumë, babai ndërroi jetë. Kështu që u bënë disa gjëra.
Bernardi tregoi se e ka takuar motrën e tij biologjike.