BallinaLifestyle“Ka qetësi vrastare”/ Isida Mollaymeri për Danjën: Kur nuk ja përton njerëzve...

“Ka qetësi vrastare”/ Isida Mollaymeri për Danjën: Kur nuk ja përton njerëzve të dashur, imagjino…

spot_img

ftuar në emisionin e sotëm të “Big Brother Radio” me Elona Duro në Top Albania Radio ka qenë Isida Mollaymeri, balerina e mirënjohur shqiptare, për të diskutuar dhe për të komentuar dinamikat e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit. Një ndër temat më të diskutuara në këtë intervistë kanë të bëjnë më së shumti me Danjën, e cila është banore e këtij eidicioni, duke qenë se Isida është ndër mikeshat e saj më të mira.

Danja është një ndër personazhet më të komentuara të këtij edicioni, për shkak të qetësisë, maturisë dhe feminilitetit të saj që tregon në çdo situatë kaotike brenda shtëpisë. Si e njeh Isida Danjën jashtë BBV?

Danja është ashtu siç është aty. Është një vajzë me këmbë në tokë. Është një vajzë që nuk ta përton. Sigurisht ka atë mënyrën e vet të edukuar për të t’i thënë gjërat, por kur nuk na e përton ne që rrimë bashkë dhe kur nuk ja përton njerëzve që do, imagjino të tjerëve. Është ajo vajza që ta vë kufirin aty ku ajo do gjithmonë dhe atyre që ajo do gjithmonë. Nuk ka qenë kurrë grindavece as në shoqëri. Përkundrazi kur ka ndonjë gjë të vogël midis nesh, ajo është munduar gjithmonë ta sheshojë. Ka këtë qetësinë vrastare. Për shembull, unë jam një natyrë me temperament komplet tjetër.
Në fillim të hyrjes së saj u mendua se kjo qetësi do të ishte një penalizim për të, por dita ditës kemi parë që Danja po forcohet, ku madje edhe disa ditë më parë ishte lider e shtëpisë. Edhe në debatet e forta, ajo zgjedh gjithmonë të japë mendimin e saj duke e argumentuar, cilësi pozitive që edhe publiku e opinionistët ja kanë vënë në pah. Për këtë, Isida shton më tej:
Një nga gjërat inteligjente që ajo ka është kjo qetësia me gjërat që ajo i bën, mënyra se si i zgjidh edhe problemet, mënyra se si i kalon edhe ato situatat e vështira, ose merr atë qëndrimin e saj. Ashtu është edhe në jetë. Nuk është se ne po shohim një Danja ndryshe.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular